Lajmet e fundit

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë.
Në këtë mbledhje është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet organizative të këtij subjekti politik e në veçanti për përgatitjet që janë duke u bërë nëpër degët e saj në funksion të mbajtjes së Kuvendit të I-rë Zgjedhor të kësaj partie që do të mbahet më 25 Qershor.
Poashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për takimet mobilizuese që NISMA dhe AAK janë duke zhvilluar me strukturat nëpër degë për protestën që do të mbahet më 14 maj në Prishtinë.
Temë diskutimi e kësaj mbledhjeje ishte edhe Kuvendi Zgjedhor që nesër e mbajnë degët e Nismës në Europë. Ky takim mbahet në Gjermani, transmeton Klan Kosova.