Lajmet e fundit

Ka nisur takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Borrelli ka zbritur nga ndërtesa për ta pritur Vuçiqin para takimit, raporton Klan Kosova.
Pas takimit me Vuçiqin, të dy diplomatët evropianë do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar në orën 10:00.
Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trelateral.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.