Lajmet e fundit

Në fshatin Zym të Hasit, në komunën e Prizrenit, po mbahen "Takimet e Gjeçovit" manifestimi i përvitshëm kulturor kushtuar françeskanit të njohur shqiptar Atë Shtjefën Gjeçovit, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja.
Këtu u fol për historinë e kësaj ane, përgatitjen e bukës që nga kohërat e mëhershme si dhe u prezentuan gatimet nga ky vend.