Sezoni turistik veror nisi sot me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.
Karnavalet kanë nisur të festohen në qytetin e Korçës para viteve ’40, periudhë kur jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e ndjesave në muajin shkurt.
Individë të shumtë janë veshur si karnavale, ndër to shihen grupe me kitara, këmbana dhe maska butaforike si, koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare”, shkruan shekulli. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.
Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ’60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.