Lajmet e fundit

Seancat dëgjimore për hakerin kosovar Ardit Ferizi, i akuzuar për krime kibernetike ndaj ushtrisë amerikane fillojnë sot.
Mbi të rëndojnë akuzat për qasje të paautorizuar në serverët e ushtrisë dhe ndarje më pas e të dhënave me anëtarë të Shtetit Islamik, transmeton Klan Kosova.
Pokurorët pretendojnë se ai ka ndarë të dhënat e mbi 1.300 amerikanëve edhe në rrjete sociale, me kërcënimin "kujdes, mund të sulmoheni edhe në vendin tuaj".
Ferizi është arrestuar në Malajzi, në tetor, dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar.