Lajmet e fundit

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, përfaqësues nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, përfaqësues nga kompania projektuese, si dhe akterë të tjerë kanë ndjekur nga afër fillimin e punëve për ndërtimin e bulevardit.
I pari i komunës tha se është shumë i lumtur që sot po fillon të realizohet ky projekt madhor për ndërtimin e bulevardit të qytetit.
“Tejet i lumtur që sot nisëm punimet për ndërtimin e bulevardit të qytetit. Ky projekt madhor për Kamenicën po jetësohet në segmetin kryesor rrugor që ndodhet mes drunjve të lartë dhe plot gjelbërim që bulevardit do t'ia shtojnë edhe më shumë bukurinë. Me ndërtimin e bulevardit, Kamenica do të marrë një pamje të mrekullueshme. Ju qoftë përhajër e vazhdojmë tutje”.
Ndryshe nga sot rruga “Skëndërbeu”, mbyllet për qarkullim të automjeteve (duke filluar nga hyrja e shkollës “Fan Noli” deri tek udhëkryqi që shkon tek Policia). Qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe do të bëhet përmes dy rrugëve alternative, ku dhe do të vendosen sinjalizuesit përkatës.
Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.