Lajmet e fundit

Para pak çastesh, ka nisur protesta e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Qindra qytetarë janë mbledhur para teatrit Kombëtar të Kosovës me fotografitë e kryetarit të Skënderajt Sami Lushtakut dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit në duar ,duke brohoritur emrin e tyre dhe duke kërkuar drejtësi për ushtarët e UÇK-së.
Pos ,që veteranët po protestojnë kundër dënimeve të ish udhëheqësve të ushtrisë , ata po e kundërshtojnë fuqishëm themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e dyshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së,transmeton Klan Kosova.