Lajmet e fundit

Intervistat e para për ta zëvendësuar drejtorin e shkarkuar të FBI, James Comey do të nisin këtë të shtunë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit Andrew McCabe është njëri prej katër kandidatëve që do të takohen me Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions dhe zëvendësin e tij Rob Rosenstein, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Por që sipas mediave janë 11 veta në total që janë në shqyrtim.
E drejtori paraprak, Comey është shkarkuar për shkak të hetimeve që janë bërë ndaj tij për bashkëpunim me spiunët rusë gjatë zgjedhjeve në SHBA.