Lajmet e fundit

Të hënën filluan transmetimin emisionet në radion më të re në vend, Klan Kosova FM.
Përgjegjëse për edicionet informative do të jetë Dafina Jegeni-Krasniqi, që ka punuar për tetë vjet në televizion.
Dhënia e lajmit në radio i ka specifikat e veta, pasi teksti duhet të jetë i shkurtër dhe atraktiv, sepse nuk mund të shoqërohet me pamje.
Veç edicionit informativ, Dafina do ta udhëheq edhe një emision ditor, bashkë me Arben Kajtazin, që po ashtu kaloi televizioni si kameraman.
Në ditën e parë të emisionit "Dytë n'2", është një temë e veçantë.
Këta dy, por edhe shumica e autorëve tjerë të emisioneve në radion Klan Kosova besojnë që zëri i tyre do të dëgjohet shumë më tepër në vend.
Ata që zgjohen herët mund ta nisin ditën në orën 7 me prodhimin “Çeli sytë”, me (kë?) për të pasuar nga ora 11 me Agnesën dhe .
Trafikun e pasdites mund ta kaloni më lehtë me "Hallakamë n'4", kurse pas kësaj, në ora 18, ju pret emisioni kushtuar muzikës "Sound Up".
Muzikës i kushtohet edhe "On Set", nga ora 20. E të hënën dhe të mërkurën nga ora 22, plas gallata në emisionin "Pa emër" ndërsa janë të shutma edhe emisionet e përjavshme.
Të gjitha këto përmbajtje të Klan FM, mund të gjinden në frekuencat 95.2 dhe 90.8 MHz, por edhe në internet, përmes ueb-faqes ose aplikacionit.