Lajmet e fundit

Me ekspozitën e titulluar “SHHBK Nëna Terezë, 25 vite në shërbim të popullatës”sot nisin Ditët përkujtimore të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Katedralen e Kosovës në Prishtinë.
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të kësaj shoqate, nesër, më 3 shtator, do të mbahet Simpozium Shkencor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Ndërkaq, të premten, në orën 19:00 do të organizohet ndezja e qirinjve te shtatorja “Nëna Terezë” në Prishtinë.