Lajmet e fundit
Dasmat, kanagjegjet dhe synetitë veç se kanë nisur në Kosovë. Bashkë me ahengjet shkojnë edhe zakonet e vjetra.

Kosovarët pushkën e kanë zakon në dasmë dhe në lutë. Se është bërë adet që nëpër ahengje të dëgjohen edhe të shtëna armësh tregojnë edhe raportet e vitit të kaluar të policisë së Kosovës.
Të shtëna armësh ka pasur edhe dje në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Policia e Kosovës raporton se gjatë një ahengu familjar të ndodhur dje pasdite, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri.
Policia ka vërtetuar dhe tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit Gjysmë automatike 20-she dhe një karikator pa fishek.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.