Lajmet e fundit

Opozita e kishte paralajmëruar protestën e radhës, andaj te ndërtesa e Qeverisë u shtua siguria, njofton Klan Kosova.
Arsyetim këtij mobilizimi të policisë, i dolën edhe disa fishekzjarrë që u hodhën ende pa nisur tubimi.
Kjo bëri që organet e rendit të pozicionohen edhe tek sheshi “Skënderbeu”.
Me të filluar fjalimet e liderëve opozitar këtu atmosfera u nxeh edhe më shumë.
Madje kah fundi i tyre, protestuesit filluan të hedhin edhe gurë në drejtim të qeverisë e policisë.
Me gjithë përpjekjet për t’i ndalur, kujdestarët nuk arritën të mbajnë situatën nën kontroll.
E për t'i qetësuar protestuesi u angazhua edhe deputeti i Nismës, Bilall Sherifi.
As kjo nuk bëri punë. Në përdorim u futën edhe koktejit e molotovit.
Pas kësaj për të qetësuar situatën u angazhua edhe Rexhep Selimi.
Por, pranoi se nuk mund të bëjë punë.
Por, situata në sheshin Skënderbeu vetëm sa u tensionua.
Koktejit e mollotovit nuk patën të ndalur, aq sa edhe ndërtesa e qeverisë mori flakë.
Kjo bëri që edhe njësitet elite të policisë të intervenojnë.
Ata përdorën gaz lotsjellës, ndërsa shpërndan protestuesit në drejtim të sheshit Nëna Terezë e rrugën Agim Ramadani.
Përleshja në sheshin Nënë Tereza ishte shumë e madhe.
Polica arriti ta fus situatën në tërësi nën kontroll tek pas orës 17 e 30.
Kronikë nga Dibran Istrefi.