Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku i ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Shengen’.
"Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa për suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare.” bëhet e ditur në një njoftim ëpr media të Presidencës së Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.