Lajmet e fundit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook se ka pranuar një telefonatë nga homologu i saj nga Shqipëria, Bujar Nishani, i cili i ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës me rastin e nënshkrimit të MSA-së.
“ Sapo pranova një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, i cili i përgëzoi qytetarët dhe institucionet e Kosovës me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë një ngjarje historike për Kosovën” ka shkruar Jahjaga, transmeton Klan Kosova.