Lajmet e fundit

Pas një vizite ngushëlluese në Ambasadën Franceze, ku la edhe një mesazh në librin e shënimeve, për 129 viktimat e sulmeve në Paris, presidenti Nishani tha se terrorizimi është një kërcënim real edhe për Shqipërinë.
Kreu i shtetit garantoi bashkëpunimin e institucioneve në luftën kundër terrorizimit dhe përfshirjen e kësaj çështje në axhendën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Pak ditë më parë dhe larg vëmendjes së mediave, Presidenti Nishani u takua me kreun e SHISH – it, Visho Ajazi Lika, lidhur me rrezikun terrorist që mund të kërcënojë vendin tonë, si dhe masat e sigurisë për të parandaluar një situatë të tillë./Tv Klan