Lajmet e fundit

Presidenti Nishani ka shprehur shqetësimin për ngjarjen që ndodhi në Turqi dhe ka dënuar aktin për marrjen e pushtetit me dhunë. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit shprehu mbështetjen dhe solidaritetin për Qeverinë turke dhe Presidentin Erdogan.
"Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një Qeverie të zgjedhur demokratikisht.
Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi.
Presidenti Nishani uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale"./albeu.com