Lajmet e fundit
"Prizreni nderon edhe një personalitet të veçantë shqiptar me urdhërin "Qytetar Nderi". Sot në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në mesin e shumë qytetarëve që erdhën në një atmosferë festive nderuam Presidentin Bujar Nishani...", ka shkruar në llogarinë e tij Enver Hoxhaj

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është shpallur "Qytetar Nderi i Prizrenit", gjatë një vizite në qytetin jugor të vendit.
Fotografi të ceremonisë ka ndarë me ndjekësit ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
"Prizreni nderon edhe një personalitet të veçantë shqiptar me urdhërin "Qytetar Nderi". Sot në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në mesin e shumë qytetarëve që erdhën në një atmosferë festive nderuam Presidentin Bujar Nishani me urdhërin 'Qytetar Nderi i Prizrenit', si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e pandalur ndaj Kosovës", ka shkruar Hoxhaj.