Në përmbyllje të tre viteve si President i Republikës, Bujar Nishani vazhdon të kritikojë mazhorancën qeverisëse.
Gjatë një interviste për Albania Daily News, Nishani kërkon të tregojë se ai nuk është as kukull e as noter i mazhorancës.
Kreu i shtetit përmend dështimet në tatime dhe dogana, evazionin fiskal dhe korrupsionin.
Sa i përket reformës administrative dhe aerritoriale, Nishani thekson se s'mund të bëhen ndryshime kushtetuese pa referendum.
"Kushtetua jonë është miratuar me referendu. Kush mendon se reforma kushtetuese është cështje numrash të sajuar në Parlament nuk do reformë"- thotë Nishani.
Më tej ai ndalet te dekriminalizimi, duke cilësuar si mjaft të rëndë prezencën në Parlament të personave të dënuar për trafik narkotikësh, vajzash apo krime të tjera të rënda.
Sa i përket reformës në drejtësi, Nishani shprehet se nismën e tij e bllokoi qeveria, e cila thotë ai, mori tërësisht nën kontroll procesin.
Lidhur me heqjen e fotos së tij nga kryeministri Rama, Nishani thotë se ai gjest ishte reflektim i një fryme arrogance për ta bërë të pa qenë cdo institucion apo pushtet tjetër përvec atij ekzekutiv./Lapsi.al