Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës si dhe Nënkryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucjan Avgustini:
“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të shtrenjtë, klerikut të shquar, e bariut të dedikuar shpirtëror, i cili gjithë jetën dhe shërbimin e tij fetar ia kushtoi dedikimit ndaj Zotit dhe përkujdesjes për grigjën e besimtarëve në trojet shqiptare dhe kudo tjetër e thërriste detyra e shenjtë.
Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë, Kishës Katolike në përgjithësi, dhe në veçanti, Konferencës Ipeshvnore të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky prelat i devotshëm, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe veprën e Nënë Terezës, la gjurmët e veta të palshlyeshme bamirëse në Kosovë e në Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Avgustinit dhe shpirti i tij i pastë dritë!”, nëvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani./Shekulli
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.