Lajmet e fundit
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani e ka falenderuar mbretin e Jordanisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit që pati kokë më kokë në Tiranë me mbretin Abdullahun e dytë të Jordanisë e ka falenderuar atë për pranimin e ftesës si dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, monarku jordanez, pasi e falënderoi kreu e shtetit shqiptar për mikepritjen , tha se me në fokus të takimit ishte shkëmbimi dhe përmirësimi i marrëdhënies mes dy vendeve.
“Kemi folur dhe diskutuar më Presidentin për shqetësimet globale dhe qëndrimin e përbashkët që ndan Shqipëria dhe Jordania porsa i përket luftës kundër terrorizmit, si një vend me shumicë myslimane, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit”, është shprehur ai.
Më tej ai tha se Shqipëria është një vend ku të krishterët dhe myslimanët jetojnë krah për krah me njëri-tjetrin, duke shtuar se kjo tregon tolerancën fetare që eksiton në Shqipëri.
Gjithashtu, Abdullahu ka ftuar presidentin shqiptar si dhe kryeministrin Edi Rama që të vizitojnë vendin e tij.