Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi javën e kaluar.
Me dekretin e marrë nga Presidenca dhe kalimin e 7 ligjeve kryesore të paketës së reformimit të drejtësisë, u hapet rruga ngritjes së institucioneve të reja të akuzës dhe gjyqësorit, raporton TCh, përcjellë Klan Kosova.
Ndryshimet kushtetuese u miratuan në orët e para të së premtes pas seancës maratonë në Kuvend dhe negociatave të gjata mes maxhorancës e ndërkombëtarëve nga njëra anë dhe opozitës nga ana tjetër.