11.05.2017 · përditësuar para 3370 dite1 min lexim
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka arritur në Kosovë. Ai është pritur nga Presidenti Hashim Thaçi.
Nishani është nderuar nga Garda e Nderit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të shpallet të enjten Qytetar Nderi i Prizrenit.
Ky titull Nishanit do t’i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.