Lajmet e fundit

Pas më shumë se një viti, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
AKP këtë të mërkurë përmes Valës së 27, po shet një numër të konsiderueshëm të disa aseteve në të gjithë rajonin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në ora 10:00, në Pallatin e Rinisë është bërë dorëzimi i ofertave nga të interesuarit për të blerë asetet që AKP ka ndërmend t’i shes me këtë valë.
Ndërsa në orët e pasdites, po në Pallatin e Rinisë do të hapen ofertat ku edhe do dihen blerësit e aseteve si dhe çmimet e ofruara për to.