Lajmet e fundit

Në sheshin Skënderbe sot ka nisur turneu në futbollin e vogël, ku kanë qenë rreth 200 pjesëmarrës dhe rreth 1500 shikues, njofton Klan Kosova.
Në Kosova Direkt në kuadër të emisionit “Ora e Fundit” në Klan Kosova, organizatori i këtij turneu, Fatos Dili tha se turneu do të vazhdojë edhe nesër në të cilin do të marrin pjesë të gjithë futbollistët më të mirë të Kosovës.
Ai tregoi se këtë vit, turneu ka filluar edhe me gjeneratën U10 – dhjetëvjeçarët të cilët do të jenë të pranishëm, dhe poashtu do të rikthehen veteranët e futbollit, 2 Korrikut e skuadrave të tjera të cilët tashmë janë në moshë të shtyrë.
Tutje, Dili falënderoi të gjithë ata që kanë mbështetur këtë organizim që sipas tij do të jetë tradicional.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.