Lajmet e fundit

Rihanna ka nisur turneun e saj të shumë pritur “Anti” në natën e së shtunës në Vetereans Memorial Arena, Jacksonville, Fla, transmeton Klan Kosova.
Artistja 28 vjeçare filloi me hitet e saj të vitit 2013, baladën “Stay”, pastaj me duetin me reperin Eminem “Love the Way You Lie”.
Riri këndoi një shumëllojshmëri nga diskografia e saj e gjatë, përfshirë edhe “Bitch Better Have my Money”, “Live your Life”, “Run This Town”, “Diamonds”, “Umbrella” dhe “Rude Boy”.
Sigurisht, ajo nuk la pa e kënduar edhe këngën e saj të fundit “Work”.