Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, që e ka përkrahjen e Beogradit zyrtar Lista Serbe, ka nisur sot në Mitrovicë një takim që e konsiderojnë urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës si dhe përfaqësuesit e fushave të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë e që funksionojnë nën plan program të Beogradit e që shteti i Kosovës i konsideron si sisteme paralele.
Në takim sipas raportimeve të gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri pritet të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë si dhe Ligjin për të huajt dhe atë për Automjete
Ndryshe, më 15 mars pritet të hyjnë në fuqi dy ligjet e lartpërmendura, përderisa qeveria kosovare ka thënë se zbatimi i tyre assesi nuk po bëhet për të dëmtuar ndonjë komunitet në Kosovë.
Ndërkaq, ministri i administrimit të pushteti lokal, Elbert Krasniqi, ka paralajmëruar se të premten ka ftuar në takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Republikë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.