Lajmet e fundit

Ka nisur takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell Fontelles.
Sipas njoftimit të presidencës pritet që në fund të takimit presidenti Thaçi dhe Borrell të deklarohen për media, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova.
Pas Thaçit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri pritet të takojë edhe udhëheqësit e partive politike.
Por, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka bërë të ditur në një konferencë për media se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
Ai ka thënë se ky takim është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja.
“Çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon të jetë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike LVV dhe LDK”, ka deklaruar ai.