Para pak çastesh ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Isa Mustafa. Në takim po marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ditmir Bushati, njofton Klan Kosova. Deri më tani, nuk është dhënë ndonjë hollësi lidhur me arsyen e vizitës së shefit të qeverisë shqiptare në Kosovë. E Klan Kosova, mëson se gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takojë edhe drejtues të tjerë institucionesh e subjektesh politike. ●●●Shpërndaje këtë artikullSZSHKRIMI NGASh ZEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter