Lajmet e fundit

Ndihmës- sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland ka nisur takimin me kryetarin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.
Nuland shoqërohet nga ambasadori Lu, ndërsa Basha nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi dhe nga Aldo Bumçi.
Në takim, Basha pritet të ballafaqojë qëndrimet e PD-së me ato të ambasadorit Lu.
Ambasada dhe vetë ambasadori kanë deklaruar dy herë zyrtarisht se PD nuk u tregua fleksibël në negociata dhe se vendet e rezervuara e politizojnë Vettingun.
Ndërsa PD është përgjigjur duke thënë se ajo ka qenë fleksibël dhe ka publikuar disa e -maile që tregojnë se vendet e rezervuara ishin propozuar prej tyre. /Lapsi.al
