Lajmet e fundit

Sapo ka nisur takimi në mes të kryeministrit Isa Mustafa dhe homologut të tij nga Shqipëria, Edi rama.
Ky i fundit i cili ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit që mbahet nesër në Prishtinë, do të takohet gjatë ditës edhe me kryekuvendarin Kadri Veseli.
Pas takimit me Veseli në orët e pasdites së ditës së sotme, shefi i Qeverisë shqiptare do të qëndrojë në Komunën e Prishtinës ku do të takohet me kryetarin, Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.