Lajmet e fundit

Ka nisur takimi mes përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pas takimit me Thaçin, Mogherini do të takohet edhe me të parin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Para se Mogherini të shkojë në Mitrovicë, ajo do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike.
Vizita e Mogherinit në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan, ku fillimisht ka vizituar Shkupin e më pas Beogradin dhe Tiranën.