Lajmet e fundit

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të Dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, derisa nuk do të ketë prononcime për media nga asnjëra palë.
Pas Osmanit, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka dhënë detaje lidhur me këto takime për të cilat tha se janë në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, ka deklaruar ai.
Diplomati sllovak ka ardhur në Prishtinë pas qëndrimit në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.