Lajmet e fundit

Ka nisur takimi i kryetarëve të Grupeve Parlamentare, ku është i pranishëm edhe kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci.
Këtu është duke marrë pjesë edhe koalicioni PAN, që nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme konstitutive, njofton Klan Kosova.
Në takim është shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ai i LDK-së, Avdullah Hoti, tre shefat e Grupeve Parlamentare të PAN-it, Bilall Sherifi nga Nisma, Pal Lekaj nga AAK dhe Enver Hoxhaj nga PDK si dhe Sllobodan Petroviq nga pakica serbe.