Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim po realizohet në kuadër të vizitës dyditore të Lajçakut në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Paraprakisht emisari ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ndërkaq gjatë ditës së djeshme është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.