Lajmet e fundit

Sapo ka nisur takimi në mes të Johannes Hahn, komisioner për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit i Bashkimit Evropian dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, njofton Klan Kosova.
Zyrtari evropian i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë gjatë ditës është takuar edhe me liderët e dy partive tjera opozitare, Fatmir Limajn e Nismës dhe Ramush Haradinajn nga AAK.
Hahn në Prishtinë është takuar edhe me krerët më të lartë shtetëror, presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryekuvendarin kadri veseli.
Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konferencën "MSA - Stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës".si dhe në sesionin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim -Asociim.