Lajmet e fundit

Ka nisur takimi në mes të Komisionerit Evropian, Johannes Hahn dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pos Haradinajt, Hahn gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli.
Komisioneri Evropian para se të arrinte për vizitë në Kosovë i ka paralajmëruar se gjatë kësaj vizite do bëj thirrje për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.
Paradite Hahn ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.
Me këtë rast ai ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon marrëveshjen e CEFTA-s dhe bashkëpunimin rajonal.