Lajmet e fundit

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT do të protestojë këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.
Ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar. Bashkë me ta është edhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim.
Klan Kosova mëson nga burime të saj se protesta do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Pas FIT-it dhe njësisë së bombave, ngjashëm do të veprojë edhe Njësia Speciale Operative, njësi e cila do të protestojë të enjten.