Lajmet e fundit

Në vazhdën e mirëmbajtjes dhe revitalizmit të hapësirave të gjelbra Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka filluar me realizimin e projektit për shpimin e puseve në hapësirat e gjelbra.
Siç bën të ditura Komuna e Prishtinës, aktualisht ,është filluar me shpimin e puseve në lagjen “Mati 1”, në rr. Muharrem Fejza, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërsa, gjithashtu do të vazhdohet me shpimin e puseve në hapësirën që ndodhet përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tek Fakulteti Teknik.
Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 108 mijë euro ndërsa punët janë duke i kryer operatorët ekonomik, “Niti-N & Caja Company & Royal Cert”.