Lajmet e fundit

Në Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në tërë Kosovën ka filluar shpërndarja e targave për automjete RKS, të cilat deri më tani janë zëvendësuar me ato “Probation”, njofton Klan Kosova.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar që 20 mijë targa veçse kanë arritur në Kosovë.
Fluksi i qytetarëve të cilët janë duke u pajisur me këto targa ka qenë i madh qysh në orët e para të mëngjesit.
Sipas qytetarëve të cilët tashmë kanë marrë targat e reja, tarifa e tyre nuk ndryshon nga ajo e mëparshme.