Lajmet e fundit

Naser Kelmendi që po gjykohet për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliçit në Bosnje, sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Këtu po zhvillohet gjykimi i tij nga ana e një trupi gjykues nga dy gjykatës të Eulex e një vendor.
Fillimisht seanca është mbyllur për publikun dhe është diskutuar se a duhet të jetë kjo seancë e hapur apo jo. Një gjykatëse që po asiston nga Sarajeva ka kërkuar të mbyllet seanca të njëjtën gjë e ka bërë edhe prokurori i Eulex-it në Prishtinë, kjo me arsyetimin se dy dëshmitarët që kanë për të dëshmuar sot janë kërcënuar më parë,njofton Klan Kosova.
Kjo kërkese është kundërshtuar nga ana e avokatit të Kelmendit, Besnik Berisha. Ai ka kërkuar që seanca të zhvillohet me praninë e publikut. Pos veprës penale për organizmi të një vrasje, Naser Kelmendi akuzohet edhe për veprat penale Krim i Organizuar e shitje të narkotikëve.
Aktualisht seanca është hapur për publikun me një vendim të ri të trupit gjykues.