Lajmet e fundit

Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur përsëri sot në përpjekjen e 10-të për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.
Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun si kryekuvendare.
Para seancës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj paralajmëroi se ka përpjekje për të përzgjedhur një figurë unifikuese për kryekuvendare. / Klankosova.tv