Lajmet e fundit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2021.
Në rend të ditës, përpos buxhetit, për miratim janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me iniciativë të LDK-së dhe është nënshkruar nga më shumë se 40 deputetë.
LDK-ja kërkon miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, derisa edhe PDK-ja është shprehur pro votimit të miratimit të buxhetit.
Një gatishmëri të tillë nuk e ka shfaqur edhe Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Thirrje që të votohet buxheti dhe që të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, para se të shpërndahet Kuvendi, ka bërë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.
Krejt ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me anë të të cilit ka rënë Qeveria Hoti dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.