Lajmet e fundit

Para pak çastesh në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca dëgjimore ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Syla.
Seanca po zhvillohet në Departamentin e krimeve të Rënda të kësaj gjykate, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit u dorëzua paraditen e sotme tek organet e rendit.
Ish-deputeti i PDK-së bashkë me 50 persona të tjerë po dyshohen për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, njofton Klan Kosova.