Lajmet e fundit

Nën drejtimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Jahja Kokaj dhe Fjolla Ujkani, ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Tani Grupet Parlamentare janë në pikën e propozimit të anëtarëve të komisionit verifikues për mandate dhe kuorum.
Vetëvendosje ka propozuar : Albulena Haxhiu.
LDK ka propozuar: Armend Zemaj.
PDK ka propozuar: Ganimete Musliu.
AAK ka propozuar: Rasim Selmanaj.
NISMA-AKR-PD: Albuelan Balaj-Halimi.
Lista Serbe: Sllavko Simiq.
Vakat: Rasim Demiri.
Aktualisht edhe partitë e tjera janë duke bërë propozimet për këtë komision.