Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nisur.
E planifikuar fillimisht për në orën 12:00, është shtyrë për në 17:00 - megjithëse nisi me vonesë, raporton Klankosova.tv
Kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, njoftoi dje pas takimit me partitë politike, se ka pasur konsensus të 14 kryetarëve të subjekteve politike që të pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës të votohen në pako.
Ai bëri të ditur të martën se kishte konsensus edhe për pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë të zgjedhjes së kryetarit dhe pas konstituimit të Kuvendit do të vazhdohet me seancën për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.