Lajmet e fundit

30 çiklistë kosovarë e ndërkombëtarë sot kanë nisur rrugëtimin e tyre nëpër Kosovë për qëllime humanitare.
Qysh në orën 07:00 të mëngjesit, ata janë nisur nga "Lulu’s Coffee and Wine" dhe kthehen të dielën më 4 qershor rreth orës 18:00 në "De Rada", njofton Klan Kosova.
Këto i ka bërë të ditura koordinatorja e Fondacionit Aksioni për Nëna dhe fëmijë, Dafina Krasniqi e cila ka qenë mysafire e emisonit të mëngjesit në Klan Kosova.
Sipas saj, çiklistët nga Prishtina pritet të marin udhë për Gjilan ,Ferizaj ,Prevallë ,Prizren ,Gjakovë Valbonë, Junik e Pejë.
Qëllimi i këtij organizimi që e bëjnë vet ciklistët e të cilës i është bashkangjitur ehde Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është që të sigurohen fonde për të blerë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura para kohës.
Ky aktivitet me moton”Çiklizmi rreth Kosovës për fëmijët 2017 “ po organizohet për të katërtin vit radhazi.