Lajmet e fundit

Ka nisur me vonesë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e para e paraparë për t’u mbajtur sot.
Kryeparlamentari Kadri Veseli fillimisht kërkoi të shtyhej seanca për dhjetë minuta, pasi kishte mungesë të deputetëve.
Më pas Veseli pasi konstatoi që janë 95 deputetë në sallë, nisi punimet e seancës
Në këtë seancë pritet të votohet për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Parlamenti do të shqyrtojë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).
Më pas, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.