Në kuadër të 80 vjetorit të Adem Demaçit, të hënën u bë ceremonia e hapjes solemne të simpoziumit të katërt internacional dhe promovimi i përmbledhjes poetike “Zemër Nate” nga Daniel Leuwers me parathënie të Rexhep Qosjes, njofton Klan Kosova.
Në kuadër të manifestimeve “Viti i Demaçit”, unioni i shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë hapën këtë simpozium që temë kryesore ka terrorizmin, i cili do të zhvillohet në këto pesë ditët e ardhshme ku janë të ftuar shumë mysafirë ndërkombëtar.
Poashtu, ishte paralajmëruar se pjesëmarrës në këtë ceremoni të ishte edhe vetë Demaçi, por për shkaqe shëndetësore ai nuk u pa aty.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.