10.08.2015 · përditësuar para 4010 dite1 min lexim
Ka filluar protesta e paralajmëruar para ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, për lirimin e Oliver Ivanoviq, njofton Klan Kosova.
Në nisje të kësaj proteste pjesëmarrës janë rreth 20 serbë, kryesisht familjarë të Ivanoviq dhe një pjesë e tyre gazetarë të ndryshëm serbë.
Derisa protesta tjetër që po mbahet në Mitrovicën veriore, për të njëjtën çështje – lirimin e Ivanoviq, është shumë më masive.
Atje janë mbledhur rreth 500 protestues para ndërtesë së misionit të BE-së për sundim të ligjit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.