Lajmet e fundit

Ka filluar dita e nëntë e protestave në Shkup, kundër vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të aboluar politikanë të inkriminuar.
Si zakonisht, edhe sot, protestuesit po mblidhen para objektit të Prokurorisë Speciale Publike, si shenjë solidarizimi dhe mbështetje ndaj këtij institucioni që po e lufton krimin institucional në Maqedoni. “Revolucion laraman”, “Nuk ka falje për kriminelët”, “Shtet policor”, “Mbështetje për PSP-në”, … janë brohoritjet më të shpeshta që dëgjohen nga masa e protestuesve.